Alena Seredova është rikthyer për të folur për tradhtinë e Gigi Buffon me Ilaria D'Amico, e cila ndodhi dhjetë vjet më parë. “A ka qenë ndonjëherë një opsion për ty ta falësh për të ribashkuar familjen?”, pyeti një ndjekës në Instagram. "Absolutisht jo. - u përgjigj Alena - nuk dua të tingëllojë keq, por... thjesht nuk mund ta bëj! Epo, nuk mund ta bëj".
Më pas shtoi: “Dhe nëna e pakënaqur nuk do të ishte patjetër një nënë e mirë, kështu që edhe në këtë rast i vendosa fëmijët në peshore, por shtova edhe veten time, mendova edhe pwr veten”. Seredova ka dy fëmijë me Buffon, tani adoleshentë: David Lee dhe Louis Thomas.
“Jemi dy familje, secila ka krijuar të vetën dhe ka kënaqësi për të dy. Nuk jam njeri që dua hakmarrje, por edhe nuk harroj”.