RTSH Sport Live

Algjeria, lule në Senna për të përkujtuar masakrën e 1961

  • 26/07/2024
  • |
  • Paris 2024
Algjeria, lule në Senna për të përkujtuar masakrën e 1961
Më 17 tetor të vitit 1961, demonstrata u shtyp ashpër

Delegacioni algjerian algjerian, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Lojërave Olimpike Paris 2024, hodhi lule në lumin Sena për të përkujtuar masakrën e 17 tetorit 1961. Atë ditë, një demonstratë u shtyp me dhunë nga policia franceze e Maurice Papon.

Dhjetra demonstrues u hodhën në Senë.

Në vitin 1961, lufta algjeriane kishte hyrë në vitin e saj të gjashtë: nga njëra anë ishte ushtria franceze dhe nga ana tjetër algjerianët e udhëhequr nga FLN(Front de Libération Nationale).