LeBron Xhejms do të jetë për të 21-in sezon radhazi në All-Star Game.
Basketbollisti i Lakers ka siguruar një vend mes më të mirëve edhe në këtë sezon duke përmirësuar kështu një rekord që mban po vetë ai duke siguruar pjesëmarrjen në ndeshjen e spektaklit për kaq shumë vite radhazi.
Xhejms do të jetë lojtari i tretë në historinë e NBA që do të luajë një ndeshje All-Star si 40-vjeçar. Dy të parët kanë qenë Karim Abdul-Xhabar (40) dhe Dirk Novitcki (41).
Sa i përket votës së publikut edhe këtë vit triumfues ka qenë Ianis Antetokoumpo, i cili është zgjedhur me plot 4.4 milionë vota.