RTSH Sport Live

Alonso: Padrejtësi të përgatisim Botërorin me tri ditë testime!

  • 20/02/2024
  • |
  • Formula 1
Alonso: Padrejtësi të përgatisim Botërorin me tri ditë testime!

Fernando Alonso nuk është dakord me rregullat e Formulës 1 sipas të cilave pilotët kanë vetëm tri ditë kohë që të bëjnë testime me veturat e reja.

Sipas pilotit spanjoll ky rregull duhet ndryshuar sa më parë pasi nuk ka kuptim që pilotët të kenë kaq pak kohë në dispozicion që të ambientohen me veturat e reja.

“Do të përgatitemi në Bahrein për një Botërorin e ri në vetëm dy ose tri ditë. Do të bëjmë xhiro për 2-3 ditë dhe në kaq pak kohë duhet që të përgatitemi për një sezon të tërë. Më duket e padrejtë. Me aq para sa harxhohen për të ndërtuar veturat dhe me fjalët që thuhen se duhet t’u qëndrojmë pranë tifozëve nuk më duket se për tu përgatitur ndiqet e njëjta linjë”, tha Alonso.