RTSH Sport Live

Amar Koçi, nënkampion Europe

  • 04/10/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Amar Koçi, nënkampion Europe
Boksieri shqiptar merr medaljen e argjendtë në Montesilvano në Itali

Amar Koçi është nënkampion Europe për moshën deri në 16 vjeç në Kampionatin, që të martën në mbrëmje ka përfunduar në Montesilvano në Itali. Përballë Koçit ishte gjeorgjiani Natroshvili Xhiorxhi, i cili me vendim të gjyqtarisë ka fituar 4-1. Në raundin e parë gjithçka ishte për gjeorgjianin, që sipas vendimit të gjyqtarëve anësorë, që janë pesë, kishte fituar 10-9.

 Ndryshojnë raportet në raundin e dytë, por përsëri për Xhiorxhin 3-2 (10-9, 9-10, 9-10, 10-9, 10-9). I fundit ishte për Koçin, 9-10, 9-10, 10-9, 9-10, 9-10. Por në përfundim medalja e artë ka shkuar për Xhiorxhin, kurse Koçi ka fituar medaljen e argjendtë, që gjithsesi ishte sukses për të dhe për boksin shqiptar.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme