RTSH Sport Live

Ambiciet e të rikthyerve, ish-legjionarët zgjedhin “Abissnet Superiore”

  • 16/10/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Ambiciet e të rikthyerve, ish-legjionarët zgjedhin “Abissnet Superiore”

Me dëshirën për të treguar se kanë ende shumë potencial në këmbë, ish-lojtarët e kombëtares dëshirojnë të tregojnë vlerat në kampionatin shqiptar. Frederik Veseli është i fundit i afruar këtë sezon, nga futbollistët që kanë provuar më parë të mbajnë veshur fanella të rënda.

Fati i tij dukej i paracaktuar teksa në sezonin 2012-2013 u transferua nga Mançester Siti te Junajted, edhe pse pa lënë gjurmë. Më një karrierë të pasur ku evidentohen 44 paraqitje me kombëtaren shqiptare si edhe shumë të tjera me moshat e Zvicrës, 31-vjeçari zgjodhi Egnatian si klubin e 13 në karrirerë, duke u konsideruar si një nga lëvizjet më të bujshme të viteve të fundit në Shqipëri.

Një rrugë të ngjashme zgjodhi edhe Naser Aliji, i cili vendos të transferohet te Dinamo, ashtu si Dejvi Bregu që la Rumaninë për blutë, apo Albi Doka që u rikthye në kampionat pas eksperiencës në Hungari, këtë herë te Skënderbeu.

Po kështu edhe Kristi Qose kaloi nga kampionati slloven te Elbasani e për të vazhduar më tej me Domgjonin te Partizani. Listës i shtohen edhe futbollistë që edhe pse nuk kanë mbajtur veshur fanellën e kombëtares kanë qenë nën vëzhgimin e stafit kuqezi si Gurishta i rikthyer te Vllaznia pas eksperiencës në Bullgari, apo pa harruar Lorenc Trashin që zgjedh Flamurtarin në Kategorinë e Parë.

Emra të rëndësishëm dhe me potencial të padiskutueshëm që pritet të ndikojnë në rritjen e cilësisë së kampionatit. Edhe pse përvoja të ngjashme në të kaluarën nuk kanë rezultuar pozitive ku futbollistët nuk përligjën investimet e presidentëve. Fusha e lojës është prova më e mirë.