Marcus Rashford është ende pjesë e Manchester United, pavarësisht se kërkohet nga disa skuadra në këtë sesion të merkatos (mes të cilave Barcelona, Milan dhe Dortmund).
Duket se trajneri aktual i “djajve të kuq” Ruben Amorim nuk ka ndërmend ti japë asnjë mundësi sulmuesit, që ka disa javë që nuk po gjen hapësira në formacion.
Madje tekniku portugez ka kritikuar publikisht sulmuesin pas fitores së mbrëmshme ndaj Fulhamit. Ruben Amorim kritikoi hapur Marcus Rashford, duke thënë se do të preferonte të merrte në skuadër trajnerin e portierëve 63-vjeçarin Jorge Vital në vend të një lojtari që nuk jep maksimumin.
“Në vend që të marr në stol një lojtar që nuk jep më të mirën e tij çdo ditë, në stërvitje, në jetë, në çdo ditë. Më mirë... do të fusja në fushë trajnerin e portierëve”, tha Amorim.