Një skandal i përmasave gjigande ka prekur futbollin në Angli pasi ish-arbitri i Premier Ligës, David Coote, ka pranuar p[ublikisht se videot e “The Sun”, të cilat e tregonin duke marrë një pluhur të bardhë nga hunda janë të vërteta dhe se substanca ishte kokainë.
Arbitri, i cili u shkarkua nga “Professional Game Match Officials Limited”, ishte protagonist edhe i një videojeje tjetër ku fyen rëndë Jyrgen Klop dhe tallet me Liverpulin.
Skandali i David Coote ka dalë në sipërfaqe pasi mbrëmjen e kaluar ai ka pranuar se është homoseksual dhe se përdor kokainë për të larguar presionin. Ish-arbitri pranon se është në një betejë të vazhdueshme me varësinë nga kokaina.