RTSH Sport Live

Ançeloti, numra rekord në Champions: feston 100 fitore

  • 10/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Ançeloti, numra rekord në Champions: feston 100 fitore
Trajneri i Real Madridit është nderuar me një fanellë të blancos për arritjen e tij në kompeticionin më të lartë evropian

Në ndeshjen në të cilën Real Madridi festoi golin e 1000-të në Kupën e Kampioneve/Ligën e Kampionëve, 1-0 i Kross kundër Interit, Carlo Ancelotti arrin një moment historik shumë të rëndësishëm: 100 fitore në kompeticionin më të mirë evropian për klube.

Trajneri italian u nderua nga Merengues me një fanellë festive dhe në profilin e tij në Instagram ai komentoi: "Është një privilegj të festosh 100 fitore në Champions League dhe një nder ta bëj këtë si trajner i Real Madridit. Faleminderit dhe jam gati të festoj edhe shumë të tjera!”.

Ancelotti, së bashku me Bob Paisley dhe Zinedine Zidane, është gjithashtu trajneri që e ka fituar më shumë këtë trofe, tri herë: në 2003 dhe 2007 me Milanin dhe në 2014 me Real Madridin. Numra të çmendur për një numër një të vërtetë.