RTSH Sport Live

Tifozët e Bajernit, peticion në favor të Tuhelit

  • 26/04/2024
  • |
  • Gjermani
Tifozët e Bajernit, peticion në favor të Tuhelit
Mbi 10 mijë mbështetës të skuadrës bavareze kërkojnë qëndrimin e trajnerit aktual

Tifozët e Bajernit të Mynihut nuk e duan në skuadër Ragnikun. Mbi 10 mijë mbështetës të skuadrës bavareze kanë nënshkruar një peticion, ku kërkojnë qëndrimin në skuadër të trajnerit Tuhel. Kalimi i Bajernit në gjysmëfinale të ligës së Kampioneve i ka bindur tëgjithë për qëndrimin e gjermanit në skuadër.

Jo Ragnikut, po Tuhelit. Tifozët e Bayernit të Munichut i kanë të qarta idetë se kush do t'i drejtojë bavarezët sezonin e ardhshëm, aq sa kanë nisur edhe një peticion. Qëllimi është për të bindur klubin që të mbajë trajnerin gjerman pavarësisht se lamtumira e tij ishte zyrtarizuar tashmë muaj më parë, që në qershor.

 “Pavarësisht mbulimit mediatik negativ, që e rrethon rastin, fituesi i Ligës së Kampionëve me Chelsean në 2021, e çoi ekipin e tij në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve - thuhet në peticion. - Me gjithë respektin për kandidatët si Emery apo Rangnick, këta trajnerë nuk mund të krahasohen me Tuchelin". Peticioni është nënshkruar nga mbi 10 mijë mbështetës të Bajernit.

Tuchel, i cili ka patur bisedime edhe me Manchester United të Ractliffe, ndryshoi opinionet e shumë njerëzve pasi eliminoi Arsenalin në çerekfinalet e Ligës aktuale të Kampionëve. E tani mundësia për të qenë në finale do të luhet kundër një tjetër kundërshtari të fortë si Reali i Madridit. Është pikërisht eksperienca në Ligën e Kampioneve ajo që flet në favor të ish-trajnerit të Chelseat.

Për më tepër që në vitin 2025 finalja e trofeut më të lakmuar të klubeve, do të luhet në Allianz Arena, stadiumin e Bajernit. Një finale të cilën Tuheli kërkon ta përjetojë si protagonist absolut.