RTSH Sport Live

Ancelotti: Mbappé i pasigurt? Jo, ishte një gjest altruizmi dhe përgjegjësie

  • 16 orë para
  • |
  • Spanjë
Ancelotti: Mbappé i pasigurt? Jo, ishte një gjest altruizmi dhe përgjegjësie
“Kundër Getafe duket se Mbappe jep një imazh të pasigurisë, por ne e shohim atë si një akt përgjegjësie”

Kylian Mbappé ia dorëzoi penalltinë Jude Bellinghamit që theu ngërçin ndaj Getafes. Një gjest që disa e interpretuan si mungesë guximi pas gabimit të bërë ndaj Liverpoolit, por Carlo Ancelotti nuk është dakord. Trajneri italian në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Bilbaos foli për episodin: "Nesër do e zgjedhin ata goditësin e penalltisë, Jude dhe Kylian. Mendoj se kjo nuk është temë për diskutim. Kundër Getafe duket se Mbappe jep një imazh të pasigurisë, por ne e shohim atë si një akt përgjegjësie dhe altruizmi dhe këto janë dy aspekte shumë të rëndësishme për ne".

“Ne e vlerësojmë vërtet aktin e altruizmit, ai mund të jetë talenti më i madh që ekziston në futboll dhe ai e vendos atë talent të jashtëzakonshëm në dispozicion të ekipit. Është diçka për të cilën më intereson shumë”.

Dhe çfarë u thoni atëherë atyre që flasin për mungesë lidershipi apo guxim?

“E vlerësoj kështu, është një akt shumë i rëndësishëm për ekipin dhe kolegët. Të gjithë, në dhomat e zhveshjes dhe në klub, e vlerësojnë. Kur ka altruizëm dhe talent, do të thotë që je në rrugën e duhur”.