E pabesueshme ajo që ndodh në Estadio Olimpico në Montjuïc. Barcelona bie në mënyrë katastrofike në shtëpi kundër Las Palmas dhe tani rrezikon të kalohet në krye nga Real Madrid (4 pikë poshtë, por me dy ndeshje më pak).
Hansi Flick, trajneri i katalanasve, e analizoi rezultatin kështu: "Nuk ishte dita jonë. Në pjesën e dytë krijuam më shumë raste, por nuk ishte dita e duhur”, tha trajneri në një intervistë për Movistar.
“Kur kontrollojmë ndeshjet dhe kemi një situatë të favorshme, luajmë mirë dhe krijojmë raste, por kur kjo nuk ndodh, del problemi ynë”, pranoi ai.
"Ne duhet të ndryshojmë, të mbrohemi më mirë. Nëse nuk shënon, është më e vështirë të mbash portën e pastër. Nuk është problem vetëm për mbrojtësit, por për të gjithë ekipin. Ne duhet të gjejmë përsëri lidhjen dhe soliditetin”.