RTSH Sport Live

Ancelotti për të ardhmen e Kroos: Nëse tërhiqet, është sepse...

  • 09/02/2024
  • |
  • Spanjë
Ancelotti për të ardhmen e Kroos: Nëse tërhiqet, është sepse...
Ndeshja e nesërme në La Liga kundër Gironas, në konferencën për shtyp trajneri italian foli edhe për gjendjen e Rudiger dhe Vinicius.

Carlo Ancelotti është i hapur për të ardhmen e Toni Kroos. Mesfushorit 34-vjeçar gjerman i skadon kontrata dhe mund të zgjedhë t'i japë fund karrierës pas përfundimit të këtij sezoni. Edhe sot, nëna e Kroos, e cila është kujdesur për interesat e tij në nëntë sezonet e fundit, ka pranuar se dëshira është që djali i saj të rinovojë edhe një sezon me Real Madridin. Ancelotti nuk e fshehu të shpresonte për të njëjtën gjë.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes Real Madrid-Girona të planifikuar për nesër, më 10 shkurt, në orën 18.30, Ancelotti deklaroi: “Ne duhet të respektojmë gjithmonë prindërit tanë, është diçka që u mungon gjeneratave aktuale. Por ky është një vendim që ai do ta marrë, në kohën më të mirë dhe në mënyrën më të mirë. Nëse ai del në pension në fund të këtij sezoni, është sepse ai ka karakter”.

Duke iu rikthyer çështjeve aktuale, Ancelotti shpjegoi: "Rudiger u stërvit sot dhe ka ndjesi të mira. Nëse nesër ndihet mirë dhe është në maksimumin e tij,  do të luajë. Përndryshe, ne nuk do të rrezikojmë. Vinicius është mirë. Nacho nuk do të jetë atje. Ai do të kthehet të martën për ndeshjen kundër Leipzig".

Ancelotti shprehu mendimin e tij edhe për vendosjen e kartonit blu: “Ideja e përgjithshme që kam lidhur me rregulloren është që ajo të thjeshtohet sa më shumë. Nuk e di nëse konkretisht kartoni blu do t'i shërbejë këtij qëllimi, por rregulloret duhet të shkojnë në atë drejtim dhe ndjesia që më jep është se çdo vit bëhet më e ndërlikuar".