RTSH Sport Live

Ancelotti: Po vihet në rrezik shëndeti i lojtarëve, nuk dua të drejtoj një ekip kombëtar

  • 30/12/2024
  • |
  • Itali
Ancelotti: Po vihet në rrezik shëndeti i lojtarëve, nuk dua të drejtoj një ekip kombëtar

Trajneri i Realit të  Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë të gjatë për Radio Anch'Io lo Sport në Radio1 ku ka folur për tema të ndryshme: "Të stërvit një ekip kombëtar? E kam thënë gjithmonë, më pëlqen të stërvitem çdo ditë dhe nuk e kam marrë kurrë në konsideratë."

Italiani ka theksuar se ndeshjet e shumta po vënë në rrezik shëndetin e lojtarëve: “Fokusi tani është te numri i ndeshjeve, një kalendar i ekzagjeruar dhe tepër kërkues për lojtarët. Ne nuk stërvitemi më, por janë vetëm ndeshje dhe rikuperime. Nuk mund të vazhdojmë kështu, me ndeshje çdo tre ditë gjatë gjithë vitit Kjo e vë në rrezik shëndetin e lojtarëve, duke rezultuar në shumë dëmtime”.

Një mendim edhe për arbitrat: "VAR ka sjellë avantazhe, por kur vendimi është subjektiv si për penallti, gjithmonë do të ketë diskutime. Teknologjia i ka ndihmuar arbitrat, ka edhe më shumë respekt në marrëdhëniet me lojtarët", ka thënë mes të tjerash Ancelotti.