RTSH Sport Live

Anulohet Partizani-Apolonia

  • 24 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Anulohet Partizani-Apolonia
Grumbullimi i kombëtares së të rriturave dhe Shqipërisë U-19 shtyn ndeshjen për një kohë tjetër

Grumbullimi i kombëtares së të rriturave për Ligën e Kombeve, por edhe e Shqipërisë U-19 për kualifikueset e Kampionatit Europian, anulon ndeshjen Partizani – Apolonia. Kjo ndeshje ishte parashikuar të luhej të dielën në ora 14:00 në “Arenën e Demave” dhe do të vinte drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Por meqë të dy ekipet, pa harruar dhe skuadrat e tjera të kampionatit, kanë lojtarë në kombëtare, atëherë kjo ndeshje është shtyrë për një kohë tjetër. Megjithatë faza e dytë e kampionatit të femrave ka nisur me ndeshjen Tirana – Kinostudio, të cilën e ka fituar skuadra mike 1-3.

Ndërkohë të shtunën do të luajnë Lushnja – Gramshi dhe Laçi – Teuta, kurse të dielën Vllaznia do të presë Egnatian. Vllaznia kryeson kampionatin me 24 pikë. Ndërkohë më 21 shkurt, Shqipëria për femra do të presë Ukrainën në “Niko Dovana” në ora 18:00, kurse pas katër ditësh do të udhëtojë drejt Çekisë.

Dhe në këtë mënyrë, futbolli i femrave, teksa tashmë ka përcaktuar dhe katër gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë, që janë Apolonia, Egnatia, Tirana dhe Kinostudio, vijon të ofrojë emocione të mëdha.