Dinamo e Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Një ndeshje me shumë polemika ku gjyqtarit Bajramaj iu desh të jepte tre kartona të kuq. Në pjesën e parë e pësoi lojtari i Dinamos, Karamba, i cili në minutën e 22-të mori kartonin e dytë të verdhë.
Në pjesën e dytë, Bajrami dhe Jago e lanë Vllazninë me 9 lojtarë. Megjithatë, rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 0-0 pavarësisht mundësive të krijuara për të dyja skuadrat.