RTSH Sport Live

Tirana largohet nga zona e rrezikut, “fundos” Skënderbeun

  • 16/02/2025
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana largohet nga zona e rrezikut, “fundos” Skënderbeun
Bardheblutë kanë marrë një fitore 1-0 në “Elbasan Arena”

Tirana ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 25-të të “Abissnet Superiore” duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Një ndeshje pothuajse e barabartë në lojë dhe në raste, por ndryshimi i madh erdhi në minutën e 82-të ndërsa 16-vjeçari Vogli fitoi një penallti. Bajrovic nga pika e bardhë u tregua i saktë duke firmosur fitoren 1-0 të skuadrës bardheblu.

Tirana, ndonëse me shumë mungesa, arrin të marrë tri pikë të arta që e largojnë nga zona e rrezikut. Aktualisht ndodhet në vendin e 7-të në kuotën e 26 pikëve. Skënderbeu mbetet në kuotën e 20 pikëve, në vendin e fundit.