Teuta ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Bledar Devolli. Skuadra do të drejtohet nga Bledar Hodo, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Bledian Rizvani dhe Mark Dodaj.
Njoftimi i klubit:
Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledar Devolli. KF Teuta falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.
Bledar Hodo do të marrë rolin e trajnerit të parë ndërsa pjesë e stafit të të tij do të jenë përgatitësi i portierëve Bledian Rizvani dhe përgatitësi altetik Mark Dodaj.