Apolonia ka dhuruar surprizën, pasi ka mposhtur në transfertë 2-0 Besën. Fierakët shënojnë dy gola në pjesën e dytë dhe marrin një trepikësh të çmuar përballë skuadrës kavajase.
Zhgënjen Besa, që nuk arrin të përfitojë nga hapi fals i Vorës, dhe zbret në vendin e tretë në renditje (38 pikë), me një pikë më pak se Flamurtari i vendit të dytë.
Në ndeshjen tjetër të ditës Kastrioti ka fituar 2-1 përballë Erzenit të vendit të fundit.