Teuta dhe Bylisi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në këtë ndeshje të fundit të javës së 19-të të “Abissnet Superiore”, që mbyll edhe vitin 2024, lufta sportive nuk mungoi, u krijuan raste, por finalizimi mbeti në nivelin zero. Tafas(Teuta) nga njëra anë dhe Hasanbelli(Bylisi) nga ana tjetër u treguan të pakalueshëm.
Skuadrat në fund u mjaftuan me nga një pikë dhe situata në klasifikim nuk ndryshon. Teuta, në vendin e 6-të me 23 pikë. Ndërkohë, Bylisi në vendin e parafundit me 18 pikë.