RTSH Sport Live

Ardian Ismajli, lideri i vërtetë i mbrojtjes së Empolit

  • 14/09/2024
  • |
  • Itali
Ardian Ismajli, lideri i vërtetë i mbrojtjes së Empolit
Shpresa e të gjithë tifozëve është që mbrojtësi kuqezi të vazhdojë me paraqitjet që po tregon në këtë fillim të kampionatit

Në fillimin e shkëlqyer të sezonit të Empolit, duhet vënë në dukje paraqitjet e shkëlqyera të mbrojtjes, të drejtuar nga qendërmbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli. Ka veshur fanellën e kaltër që nga vera e vitit 2021, ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në fushë në katër ndeshjet e luajtura, siç theksohet edhe nga notat e dhëna pas ndeshjes.

Në ndeshjen debutuese kundër Monzas, me shiritin e kapitenit në krah, ai ishte praktikisht i përsosur, duke anuluar një klient të bezdisshëm si Petagna, në ndeshjen e radhës, atë kundër Romës ai nuk e la kurrë sulmuesin e verdhekuqve, Dovbyk të prekte topin, ndërsa kundër Bolonjës ishte mjeshtri absolut i mbrojtjes së kaltër, duke i lënë thërrimet kundërshtarëve.

Në ndeshjen e fundit, atë kundër Juventusit, zhvillon një duel të vërtetë kundër Vllahovic, të cilin e ndalon në tre raste në pjesën e parë. Shumë i përpiktë në çdo mbyllje edhe pas pushimit.

Pasi humbi dy shokët e tij të skuadrës, Ëalukieëicz dhe Luperto, të shitur përkatësisht te Torino dhe Cagliari, mbrojtësi shqiptar është lideri i vërtetë i mbrojtjes së kaltër dhe gjithashtu pikë referimi për rritjen e disa prej shokëve të tij më të rinj, si Viti, Goglichidze apo Marianucci. Shpresa e të gjithë tifozëve është që Ardiani të jetë mirë fizikisht, pasi ka pasur disa probleme muskulore gjatë sezoneve të fundit dhe të vazhdojë të tregojë paraqitjet që po tregon në këtë fillim të kampionatit për të ndihmuar në arritjen e objektivit final.