Empoli, skuadra me të cilën aktivizohen kuqezinjtë, Ismajli, Berisha e Shpendi ka arritur të mbijetojë në Serinë A falë fitores 2-1 në javën e fundit të arritur në shtëpi përballë Romës. Suksesi u arrit falë golit të Niang në minutën e 93-të pas atyre të Cancellieri (13') dhe Aouar, me një goditje me kokë në minutën e 46-të.
Ardian Ismajli, që e ka lënë pas krahëve dëmtimin tashmë, u aktivizua për 90 minuta në këtë sfidë, ndërsa Stiven Shpendi dhe Etrit Berisha e ndoqën ndeshjen nga stoli.
Frozinone e Marvin Çunit dhe Arijon Ibrahimoviçit është mposhtur nga Udinese me rezultatin 1-0, që do të thotë se në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Serisë B. Çuni u aktivizua në minutën e 85-të në vend të mbrojtësit Lirola, ndërsa Ibrahimoviçi qëndroi në stol gjithë ndeshjen.