RTSH Sport Live

Argjentina dhe SHBA-ja, me pikë të plota

  • 27/05/2023
  • |
  • Futboll Bota
Argjentina dhe SHBA-ja, me pikë të plota
Janë luajtur ndeshjet e treat dhe të fundit në grupet A dhe B

Argjentina ka arritur fitoren e tretë në tri ndeshje të luajtura në Grupin A, Kupa e Botës U-20 duke mposhtur Zelandën e Re me rezultatin 5-0. Një sfidë që nuk ishte asnjëherë në diskutim për organizatorët e këtij kompeticioni, të cilët kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër me pikë të plota. Në vendin e dytë me 4 pikë është Uzbekistani, që mundi Guatemalën me rezultatin 2-0. Po me 4 pikë është dhe Zelanda e Re që mban vendin e tretë, ndërkohë që në vendin e fundit është Guatemala me 0 pikë.

Janë tri fitore në tri ndeshje për ekipin e SHBA-së në Kupën e Botës FIFA U-20, pasi amerikanët shënuan fitoren e tretë radhazi në fazën e grupeve, 2-0 kundër Sllovakisë, për të kaluar në raundin e 16-shes si ekipi më i mirë në Grupin B. Në vendin e dytë në këtë grup u rendit Ekuadori, që mori një fitore të thellë në këtë ndeshje të tretë, 9-0 kundër Fixhit. Vendi i tretë është për Sllovakinë me 3 pikë, ndërsa Fixhi mbetet në vend të fundit me zero pikë.

GRUPI A

GRUPI B