RTSH Sport Live

Argjentinë, Scaloni: Di Maria dhe Messi, të pazëvendësueshëm

  • 17/09/2024
  • |
  • Futboll Bota
Argjentinë, Scaloni: Di Maria dhe Messi, të pazëvendësueshëm
"Nuk janë lojtarë që mund të zëvendësohen, është e pamundur”

Lamtumira e Di Marias me kombëtaren dhe karriera drejt fundit e Lionel Messit do të jenë goditje shumë të rënda për Argjentinën. Këtë e ka konfirmuar trajneri i amerikano-jugorëve, Scaloni.

“Ata janë të pazëvendësueshëm”, tha trajneri në një intervistë të fundit. "Nuk janë lojtarë që mund të zëvendësohen, është e pamundur. Nuk ka asnjë mundësi, të dy, Fideo dhe Leo janë lojtarë unikë”.

Scaloni javët e fundit është përpjekur të bindë Di Marian që të vazhdojë të paktën në Kupën e Botës 2026, por pa sukses: "Në rastin e Fideos, ne nuk do të kërkojmë një zëvendësues. Do të ishte gabim të kërkojmë një lojtar që mund të bëjë të njëjtën gjë si ai, nuk ekziston”.

“Është e vërtetë që ai na dha gjerësi edhe në të djathtë edhe në të majtë. Ne do të përpiqemi të gjejmë një lojtar që mund ta sigurojë atë gjerësi. Më pas 1 kundër 1, të kuptuarit e lojës dhe dalja nga zona... dhe të gjitha lojërat e pabesueshme që i ka vetëm ai. Nuk po them se skuadra duhet të rivendoset, por meqë Ángel nuk është atje, pse të mos ndryshojmë mënyrën se si luajmë”.