RTSH Sport Live

Skorupski shpëton Bolonjën, 0-0 në Dall'Ara

  • 20 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Skorupski shpëton Bolonjën, 0-0 në Dall'Ara
Portieri polak priti penalltinë e Sudakov në minutën e 4-ët

Rrugëtimi i Bolonjës në Champions League filloi me një barazim, 0-0 kundër Shakhtar Donetsk. Në Dall'Ara, emilianët përjetuan një fillim tronditës: Posch pengoi Eguinaldo në zonë dhe shkaktoi një penallti pas katër minutash.

Megjithatë, Skorupski shpëtoi Bolonjan, duke bllokuar Sudakov nga njëmbëdhjetë metra me një pritje të shkëlqyer. Më pas skuadra italiane krijoi mundësi të mira shënimi, me Castro dhe Fabbian, por pa arritur të finalizojnë si duhet. Mbyllet 0-0.