RTSH Sport Live

Arne Slot në vend të Klopp: Dua Liverpool-in, nuk është sekret

  • 25/04/2024
  • |
  • Angli
Arne Slot në vend të Klopp: Dua Liverpool-in, nuk është sekret
“Jam duke pritur që të dy klubet të arrijnë një marrëveshje dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë”.

Arne Slot nuk po fshihet më. Nga ana tjetër, nuk e bëri as Liverpooli, i cili do të negociojë me Feyenoord për të dorëzuar trashëgiminë e rëndë të Jurgen Klopp. Sot trajneri holandez, pak minuta para ndeshjes kundër Go Ahead Eagles, ishte shumë i qartë: dëshiron Liverpool-in.

Në një deklaratë për ESPN, ai tha: "Klubet janë duke negociuar dhe unë jam duke pritur për të parë se cili do të jetë rezultati. Dua të shkoj te Liverpool, nuk është sekret. Tani jam duke pritur që të dy klubet të arrijnë një marrëveshje dhe Jam i bindur se kjo do të ndodhë”.