RTSH Sport Live

Arne Slot paralajmëron Murinjon

  • 18/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Arne Slot paralajmëron Murinjon
“Jemi më të fortë se Roma. Në finale do të bëjmë ndeshjen tonë”

Nuk zgjedh diplomacinë dhe as mjetet e komunikimit për të qenë sa më sportiv, trajneri i Feynoord, Arne Slot deklaron se skuadra e tij është më e fortë se Roma. Tekniku i ekipit nga Rotterdami u pyet përpara nisjes për në Portugali ku do të zhvillojë një minifazë përgatitore.

“Është fantastike të jesh në finale por diçka më speciale se kaq është që ta fitosh finalen. Nuk ka të bëjë vetëm me forcën mendore por edhe me forcën fizike dhe ne jemi shumë të fortë në këtë aspekt”, theksoi Slot në një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të klubit.

45-vjeçari holandez ndalet më pas edhe te krahasimi në aspektin cilësor me skuadrën verdhekuqe, duke theksuar se nëse kundërshtarët kanë cilësi më të mëdha teknike, atëherë Feynoord duhet ta zhvendosë lojën në drejtimin që i leverdis më shumë dhe në fushën e lojës, ka vetëm një skuadër që mund të bëjë diferencën në aspektin fizik. “Është e dukshme që ne jemi më të fortë në aspektin fizik se kundërshtari jonë”, thekson në fund Slot.