RTSH Sport Live

Arrestohen liderët e tifozerisë së organizuar të Milanit dhe Interit

  • 12 orë para
  • |
  • Itali
Arrestohen liderët e tifozerisë së organizuar të Milanit dhe Interit

Një operacioni i policisë italiane mëngjesin e sotëm arrestoi 19 persona që i përkasin tifozerisë të skuadrës së Interit dhe Milanit. Mes të arrestuarve edhe një nga drejtuesit e tifozerisë të Interit, Marco Ferdico, shumë i afërt me Antonio Bellocco, anëtari i “Ndrangheta-s” i vrarë më 4 shtator nga Andrea Beretta, gjithashtu një nga drejtuesit të tifozerisë së organizuar zikaltër, që tashmë është në burg për vrasje.

Arrestohet edhe Luca Lucci, lideri i ultrasve të Milanit, tashmë i dënuar për drogë. I përfshirë ishte edhe vëllai i tij Francesco. Plus edhe Christian Rosiello, truproje i këngëtarit Fedez.

16 eksponentë të tifozerisë së organizuar të dy skuadrave milanezë ndodhen në burg, 3 në arrest shtëpie: akuzat janë për organizatë kriminale (me rrethanë rënduese të metodës mafioze) me qëllim një sërë zhvatjesh të lidhura me botën e stadiumit, plagosje dhe krime të tjera të rënda.