RTSH Sport Live

Arrihet marrëveshja mes palëve, Pogba largohet nga Juventusi

  • 18 orë para
  • |
  • Itali
Arrihet marrëveshja mes palëve, Pogba largohet nga Juventusi

Paul Pogba largohet nga Juventusi. Në këto orë, sipas informacioneve të fundit të mediave italiane, mesfushori francez dhe klubi i Juventusit kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës që lidhte dy palët.

Kujtojmë që lojtari u skualifikua për 4 vjet më 11 shtator 2023 për shkak të një testi anti-doping më 20 gusht 2023. Megjithatë, muajt e fundit, CAS i Lozanës e kishte ulur skualifikimin e tij në një vit e gjysmë, me lojtarin që do të mund të rikthehet në fushë në mars 2025.

Bardhezinjtë nuk do të kenë asnjë shpenzim financiar me lamtumirën e tij dhe do të kursejnë rreth 30 milionë euro bruto, duke marrë parasysh 12 muajt e fundit të pagës minimale dhe 8 milionë euro për sezonin, plus 2 milionë bonuse, të kontratës së tij deri në vitin 2026.

Mungon vetën zyrtarizimi, që pritet të vijë në orët në vijim.