RTSH Sport Live

Arsenali, Trossard para Bayernit: Jemi gati

  • 16/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Arsenali, Trossard para Bayernit: Jemi gati
“Ne mund të reagojmë pas humbjes në Premier League, është një mundësi e shkëlqyer për ne”

Leandro Trossard, anësori sulmues i Arsenalit, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bayern, e vlefshme për ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë: “Mendoj se jemi të gjithë gati, ne mund të reagojmë pas humbjes në Premier League, është një mundësi e shkëlqyer për ne, të gjithë duan të tregojnë se çfarë jemi të aftë dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë atë nesër".

"Unë nuk mendoj se kemi nevojë për askënd që të na motivojë. Grupi ynë ka përvojë të mjaftueshme për t'u përballur me këto lloj situatash. Ne jemi ende të bashkuar. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe ne duam t'i fitojmë të gjitha”.