Me hapësirën e zvogëluar deri në limite te PSG, Marco Asensio vendosi se kishte ardhur koha për të braktisur klubin parisien dhe për të përqafuar një sfidë të re. Është blerja më e re e skuadrës së Aston Villa-s. Për herë të parë në karrierën e tij, anësori i djathtë i lindur në vitin 1996 do të luajë në Premier League, për më tepër me kërkesë të qartë të trajnerit Unai Emery dhe do të marrë pjesë në raundin e 16-shes të Champions League.
Spanjolli do të luajë në formë huazimi deri në fund të sezonit te Villans, por klubi anglez do të mbulojë të gjithë pagën e lojtarit. Kështu u arrit ribashkimi me drejtorin sportiv Monchi, i njëjti që pretendonte se kishte "një marrëdhënie të rëndësishme dashurie" me ish-lojtarin e Real Madridit.