Joao Felix te Milani, është realitet. Pak pas orës 22:00 të së hënës portugez zbarkoi në Malpensa, duke nisur kështu aventurën e tij të re milaneze. Tani 25-vjeçari do t'i bashkohet Zlatan Ibrahimovic në klub: me të do të ketë edhe blerjen tjetër të minutës së fundit, Ëarren Bondo.
Të dy do të nënshkruajnë kontratat e tyre përkatëse dhe më pas do të zhyten menjëherë në realitetin kuqezi. Në fakt, të martën, të dy do të stërviten me skuadrën (së pari janë planifikuar vizitat mjekësore), ku Conceiçao e ka zhvendosur seancën për pasdite për të favorizuar praninë e prurjeve të reja. Prandaj ka shumë të ngjarë që ai të debutojë me Romën në Kupën e Italisë.
Marrëveshja mes Chelseat dhe Milanit për Joao Felix erdhi pas disa orësh negociatash: puna e agjentit të mirënjohur Joao Mendes ishte vendimtare pasi ai detyroi blutë të favorizonin largimin e talentit që shpërtheu te Benfica. Formula e marrëveshjes do të jetë ajo e një huazimi 2 milionë euro (shuma e kërkuar nga Napoli për Okafor). Operacioni i përgjithshëm do të arrijë në rreth 5 milionë duke llogaritur edhe pagën që do të marrë lojtari deri më 30 qershor.