Como ka blerë Mërgim Vojvodën nga Torino: mbrojtësi kosovar para pak minutash ka përfunduar testet mjekësore dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi te skuadra e tij e re.
Operacioni do të ketë një kosto totale prej 3.5 milionë euro dhe Vojvoda do të firmosë deri në vitin 2027.
Pas thuajse 5 vitesh te skuadra e Torinos, mbrojtësi kosovar, që nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin torinez për rinovimin e kontratës (skadon në verë) bëhet gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.