Galatasaray kërkon të bëjë të vetin mbrojtësin shqiptar Ardian Ismajli. Lojtari, kontrata e të cilit me Empolin skadon në qershor, mund të jetë protagonist i një transferimi të minutës së fundit.
Edhe sepse nuk u larguan lojtarët e tjerë që ishin potencialisht në merkato (Fazzini dhe Goglichidze, por edhe Anjorin), drejtuesit e Empolit duket se duan që të përfitojnë nga kjo mundësi.
Pas zërave për Napolin dhe Juventusin, qendërmbrojtësi shqiptar kërkohet zyrtarisht nga klubi turk.
Mbetet për t'u parë se sa do të jetë oferta dhe nëse Empoli do të pranojë të lërë liderin e mbrojtjes të largohet në mes të sezonit.