RTSH Sport Live

Numrin 7 në fanellë dhe kontratë deri në vitin 2029, Milani zyrtarizon Gimenez

  • 5 orë para
  • |
  • Itali
Numrin 7 në fanellë dhe kontratë deri në vitin 2029, Milani zyrtarizon Gimenez

"AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë përgjithmonë shërbimet sportive të futbollistit Santiago Tomás Gimenez nga Feyenoord Rotterdam. Sulmuesi meksikan ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2029.

I lindur në Buenos Aires (Argjentinë) më 18 Prill 2001, ai u rrit në sektorin e të rinjve të Cruz Azul me të cilin debutoi në ekipin e parë në gusht 2017, dhe bëri gjithsej 105 paraqitje dhe 21 gola, duke fituar një Kupë dhe një Superkupë meksikane në verën e vitit 2022 ai u transferua në Feyenoord me të cilin grumbulloi 105 paraqitje dhe 65 gola, duke fituar një kampionat holandez, një Kupë dhe një Superkupë Holandeze.

 Në tetor 2021, Santiago do të debutojë në kombëtaren e Meksikës, me të cilën ka 32 paraqitje dhe 4 gola. Te Milani do të veshë fanellën me numrin 7”, shkruhet në njoftimin e klubit.