RTSH Sport Live

Asllani gol Interit, por… Empoli humbet

  • 06/05/2022
  • |
  • Itali
Asllani gol Interit, por… Empoli humbet
Mesfushori i Empolit shënon për herë të parë në Serinë A për sezonin 2021-2022

Kristian Asllani i shënon gol Interit në ndeshjen e luajtur të premten pasdite në “San Siro”, ndërsa gjithçka ka ndodhur në kuadrin e javës së 36-të të Serisë A. Goli i parë për mesfushorin elbasanas, që militon tek Empoli, teksa realizoi golin e dytë të skuadrës në të 23’. Më parë kishte shënuar Pinamonti në të 8’.

Mirëpo Interi gjen forca të përmbysë, ndërsa me autogolin e Romanjolit dhe golin e Lautaro Martinez barazon në 2-2 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë shënon përsëri argjentinasi 64, ndërsa Sanchez mbyll të gjitha llogaritë në fund, 4-2 për zikaltërit. Nedim Bajrami ka luajtur për 61 minuta në këtë ndeshjen, kurse Ardian Ismajli është aktivizuar në të 69’.