RTSH Sport Live

Roma fiton në Udine, vendos Cristante

  • 25/04/2024
  • |
  • Itali
Roma fiton në Udine, vendos Cristante
Ndeshja e ndërprerë në minutën e 72-të, me rezultatin 1-1, u vendos nga një goditje me kokë e Cristante në minutën e 95-të

Roma mundi Udinesen 2-1 në ndeshjen e javës së 32-të të Serisë A. Ndeshja në Bluenergy Stadium, e rifilluar në minutën e 72-të me rezultatin 1-1 pasi u ndërpre për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi Ndicka, u vendos në limite. Minuta e 95-të, nga një goditje këndi, Dybala shërben në qendër për Cristante, i cili shënon një gol të rëndësishëm me kokë.

Me këtë sukses, skuadra e De Rossi-t kalon në +4 ndaj Atalantës së vendit të gjashtë, ndërsa Friulianët mbeten të tretët nga fundi me 28 pikë së bashku me Frosinone.