RTSH Sport Live

Asllani mezi pret sezonin e ri, të enjten nis stërvitjen me Interin

  • 16/07/2024
  • |
  • Itali
Asllani mezi pret sezonin e ri, të enjten nis stërvitjen me Interin

Interi ka nisur të shtunën grumbullimin për përgatitjet e sezonit të ri. Simone Inzagi ka programuar për lojtarët, të cilët janë prezantuar të parët në qendrën stërvitore, dy seanca në ditë.

Deri në ditën e sotme nën urdhërat e trajnerit janë: Di Xhenaro, Radu, Karlos Augusto, Bisek, Mkhitarjan, Fontanaroza, Agumé, Korrea, Satriano, Salsedo, Vanheusden, Martinez, Taremi, Topaloviç si Açerbi, i cili po stërvitet për tu rikuperuar nga operacioni.

Ditën e nesërme parashikohet rikthimi i Asllanit dhe i Zielinskit ndërsa më 24 korrik do të kthehen Bastoni, Darmian, Dimarko, Barela dhe Fratezi. Dy ditë më pas kthehet Arnautoviç ndërsa me 30 shkon Zomer, i cili do të pasohet nga Çalhanoglu (31). Më 3 gusht do të jetë radha e Turam, Pavar, De Vrij, Dumfries dhe Lautaro Martinezit.