RTSH Sport Live

Asllani nderohet me titullin “Shqiponja e Artë” në Itali

  • 13/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Asllani nderohet me titullin “Shqiponja e Artë” në Itali

Mbrëmja e 12 korrikut ka qenë e veçantë për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, që ka marrë një vlerësim nga Komuna e Butit në Itali.

Talenti kuqezi është nderuar me titullin “Shqiponja e Artë” nga kryetarja e Komunës së Butit në Piza, Arianna Buti. Medalja “Shqiponja e Artë”, është çmimi më i lartë për njerëzit që dallohen në art, sport e kulturë dhe angazhim qytetar për të mirën e bashkisë dhe të qytetarëve.

22-vjeçari ka lindur në Shqipëri, por është rritur në Komunën e Butit dhe tashmë është vlerësuar si një nga personalitetet më të spikatura të kësaj zone.