RTSH Sport Live

Atalanta, Gasperini: Rezultat i jashtëzakonshëm

  • 11/04/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Atalanta, Gasperini: Rezultat i jashtëzakonshëm
Trajneri italian komentoi fitoren ndaj Liverpoolit: “Në krahasim me fitoren e disa viteve më parë, sonte ka një shije tjetër”

Gian Piero Gasperini është portreti i lumturisë pas suksesit 3-0 të Atalantës në Anfield. “Është një rezultat i jashtëzakonshëm dhe i bujshëm, për historinë e Atalantës, për klubin dhe për të gjithë tifozët që erdhën këtu në Liverpool – komentoi trajneri – Është një nga ato rezultate që mbetet në histori, është një fitore e madhe”.

“Kemi luajtur në një stadium historik, i famshëm në të gjithë Evropën. Disa vite më parë nuk kishte një publik, kjo mbrëmje ka një shije krejtësisht të ndryshme. Është e mrekullueshme të shohësh se sa kënaqësi dhe entuziazëm kishte tek njerëzit që na ndoqën”.

Për Scamacca: "Ai po kalon një proces të rëndësishëm rritjeje për të aspiruar të bëhet një lojtar i nivelit më të lartë. Kjo vlen edhe për De Ketelaere. Për të, ndeshja e sotme duhet të jetë një injeksion i madh besimi. Për herë të parë ai ishte në ndeshje për 90 minuta”.