RTSH Sport Live

Atalanta, Gjimshiti: Pësuam dy gola të shmangshëm

  • 15/09/2024
  • |
  • Itali
Atalanta, Gjimshiti: Pësuam dy gola të shmangshëm
“Sigurisht që duhet t'i rishikojmë, të shikojmë gjithashtu edhe gabimet”.

Berat Gjimshiti, mbrojtësi kuqezi i Atalantës, foli në konferencën për shtyp për të analizuar fitoren ndaj Fiorentinës (rezultati final 3-2): “Pësuam dy gola mjaft të shmangshëm, sigurisht që duhet t'i rishikojmë, si mbrojtës është e drejtë të shikojmë gjithashtu edhe gabimet”.

“Jemi të lumtur, pas një kohe të gjatë që luajtëm sërish në shtëpi, është një shtysë e madhe që na dha publiku. Golat? Sigurisht që pësuam sërish një gol nga një top i vdekur, por nuk është çështje përqendrimi”.

Mbrojtësi zikaltër foli më pas për ndryshimet e shumta në krahasim me sezonin e kaluar: “Është normale që disa lojtarëve u duhet pak më shumë kohë, por ne që kemi qenë më gjatë këtu do t'i ndihmojmë. Ne e dimë se çfarë dëshiron trajneri, do të përpiqemi t'i ndihmojmë”.

“Arsenali? Ata që ndjekin futbollin europian e njohin, në vitet e fundit ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, është e vështirë të shënosh gola kundër tyre. Duhet të shikojmë veten”.