RTSH Sport Live

Atletika në zi, ndërron jetë Kelvin Kiptum

  • 12/02/2024
  • |
  • Të tjera
Atletika në zi, ndërron jetë Kelvin Kiptum

Bota e atletikës ka mësuar natën mes së dielës dhe së hënës një lajm tragjik. Kelvin Kiptum, atleti i cili vitin e kaluar vendosi rekord në disiplinën e maratonës, ka ndërruar jetë në vendlinjde në një aksident tragjik.

Mësohet se 23-vjeçari ka humbur jetën së bashku me trajnerin e tij një aksident automobilistik teksa drejtonte një Toyota Premio. Kiptum së bashku me Gervais Hakizimana kanë ndërruar jetë në rrugën e cila lidh qytetin e Kaptagat me Eldoret.  

Kiptum ishte njëri nga atletët më premtues. Në distancën e maratonës ai ka vendosur vitin e kaluar rekord botëror pasi përshkroi këtë distancë në Çigabo për 2 orë e 35 sekonda. Ndërsa konsiderohej sivjet si favorite krysor për fituar medaljen e artë në Paris 2024.