RTSH Sport Live

Atletikë, Duplantis nuk pret “Paris 2024”, tjetër rekord për fenomenin suedez

  • 20/04/2024
  • |
  • Evente Sportive
Atletikë, Duplantis nuk pret “Paris 2024”, tjetër rekord për fenomenin suedez

“Mondo” Duplantis ka vendosur një tjetër rekord vetëm pak çaste më parë në disiplinën e kërcimit me shkop në një meeting, I cili po organizohet në Kinë.

Atleti suedez theu rekordin e tij në kërcim më shkop, duke kaluar me sukses lartësinë 6 metra e 25 centimetra në Diamond League, e cila po mbahet në Xiamen të Kinës.

Kjo është hera e tetë për “Mondo” Duplantis që vendos një rekord të ri duke kryer një kërcim perfekt me shkop.

Në meeting-un e mëparshëm, atë të mbajtur në shtator në Oregon (Diamond League), Duplantis kërceu në distancën e 6.23 metrave pas plot 16 tentativash.