Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur ditën e sotme vendet organizatore të Lojrave Olimpike Dimërore për dy sezonet e radhës.
Kështu në 2030 ky event do të mbahet në Alpet franceze ndërsa katër vite më vonë, në 2034, Lojrat Olimpike Dimërore do të mbahen në Salt Lake Siti në Utah në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë privilegj Makron u zotua përpara Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duke thënë: “Do të bëj ç’mos që edhe qeveria pasardhëse të ketë përparësi këtë argument, i cili na bën krenarë të gjithëve”.