Në mbledhjen e sotme Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë disa vendime me rëndësi sa i përket organizimit të disa evente me rëndësi për futbollin europian.
Kështu në mbledhjen e sotme UEFA ka vendosur që të dërgojë në Udine finalen e Superkupës së Europës, e cila do të vendoset mes fitueses së Champions League dhe Europa League dhe që do të mbahet më 13 gusht të vitit që vjen.
Po sot u vendos se vendi organizator i “Final Four” të Nations League, e cila do të mbahet në shtetin që do të kualifikohet për më tej nga çifti Itali-Gjermani.