Finalja e “Emirates NBA Cup” u vendos në pjesën e dytë të takimit kur Miluoki ngirit nivelin e përqëndrimit në mbrojtje duke i vështirësuar punët për ekipin e Oklahoma City.
Të besuarit e Dok Rivërs arritën që të bënin të vetin trofeun e parë sezonal në në një ndeshje ku shkëlqeu Ianis Antetokunmpo, i cili ishte autor i 26 pikëve.
Kontribut të rëndësishëm dhuroi edhe Damian Lilard me 23 pikë. Forma e dobët e Thunder reflektohet edhe në pikët (21) e rrealizuara nga fenomeni i formacionit, Shai Gilgeous-Aleksandër.