Sulmuesi i Atalantas, Ademola Lookman, ka fituar “Topin e Artë” të Afrikës. Çmimet “Caf 2024” përfunduan në mënyrë spektakolare në “Palais des Congrès” në Marrakesh, Marok.
Ishte një mbrëmje me shkëlqim, magjepsje dhe feste për talentin më të mirë në futbollin afrikan. Nigeriani Lookman u kurorëzua “Lojtari i Vitit”, duke mbyllur një vit të jashtëzakonshëm në të cilin ai frymëzoi Atalantën drejt suksesit në Europa League. Lookman pason Victor Osimhen.
"Ky çmim është një bekim, është i pabesueshëm, jam shumë krenar. Në katër vjet më ka ndryshuar bota: dua t'u them fëmijëve të mos dorëzohen, të kapërcejnë frikën e tyre për të vazhduar fluturimin”, deklaroi Lookman në skenë, gjatë marrjes së trofeut.