RTSH Sport Live

Australian Open 2021, starti më 8 shkurt

  • 02/12/2020
  • |
  • Sporte të tjera
Australian Open 2021, starti më 8 shkurt
Masa të rrepta sigurie për tenistët të imponuara nga autoritet shëndetësore prej Covid-19

Australian Open 2021 do të fillojë më 8 shkurt për shkak të kufizimeve në lidhje me pandeminë Covid-19. Drejtori i Turneut, Craig Tiley, nëpërmjet një shënimi bëri të ditur se për lojtarët do të ketë udhëzimet strikte të vendosura nga autoriteti shëndetësor australian, që do të lejojnë që turneu i parë i sezonit të luhet në mënyrë të sigurt. Lojtarët do të arrijnë në Australi nga 15 Janari dhe të stërviten edhe gjatë karantinës 14-ditore, por kjo pasi të kenë rezultuar negativ në ditën e dytë të izolimit për shkak të Covid-19. Testet do të zhvillohen në dhomën e hotelit të secilit lojtar. “U desh pak kohë, por lajmi i shkëlqyeshëm është se duket se do të jemi në gjendje të zhvillojmë Australian Open duke nisur nga 8 shkurt”, shkroi Tiley në letrën dërguar lojtarëve. Në mënyrë që të organizohet turneun, Tenis Australia do të paguajë për fluturimet çarter, kostot e karantinës për lojtarët dhe rrethinat, vaktet dhe akomodimin. Tiley gjithashtu tha se turneu do të paguajë "të gjithë fondin e çmimeve prej 71 milion dollarësh”. Masat e sigurisë të miratuara për të shmangur infektimin janë shumë të rrepta. “Lojtarët – shpjegon Sydney Morning Herald - do të arrijnë përmes fluturimeve çarter midis 15 dhe 17 janar, por karantina nuk do të fillojë derisa të vijë lojtari i fundit. Pasi lojtarët të testohen negativisht për Covid-19, pas ditës së parë të izolimit, ata do të jenë në gjendje të stërviten me një lojtar tjetër ditën e dytë deri në të shtatën. Nga dita e tetë dhe pas tre testeve negative, tenistët do të jenë në gjendje të stërviten në grupe deri në katër sportistë. Të gjithë lojtarët do të largohen nga dhomat e hotelit deri në pesë orë: dy orë në fushë, dy orë në palestër dhe një orë për të ngrënë në vend. Të gjitha udhëtimet jashtë hoteleve do të kufizohen në “Melbourne Park” dhe “Albert Reserve Tenis Center”. Sipas njoftimi, lojtarët do të jenë në gjendje të sjellin vetëm një trajner me vete në stërvitje”.