RTSH Sport Live

Australian Open, çmime rekord

  • 06/01/2025
  • |
  • Sporte të tjera
Australian Open, çmime rekord
Turneu shpërndan 58 milionë euro për tenistët pjesëmarrës

Në Australian Open 2025  do të shpërndahen rreth 58 milionë euro, 10 milionë më shumë se në sezonin e kaluar. Shifër rekord kjo. E nga kjo shumë do të përfitojnë të gjithë tenistët pjesëmarrës, meshkuj dhe femra, duke filluar nga raundet kualifikuese e deri në finale.

Shuma rekord për turneun që do të zhvillohet nga data 12 deri më 26 janar në fushat e forta të Melburnit. Edhe një herë tejtër, grand Slami i parë i sezonit tenistik ofron rritje në përfitimet e tenistëve pjesëmarrës. Në Australian Open 2025 shuma totale e çmimeve do etë jetë pak më shumë se 58 milionë euro, pra 10 milionë më shumë se shuma totale e çmimeve për vitin 2024.

Në përqindje, një rritje prej 11.6%, të paktën sipas vlerësimeve të raportuara nga Reuters, dhe që padyshim do të prekë të gjitha nivelet e konkurrencës, duke filluar me kualifikueset dhe më pas të gjitha raundet e deri në duelin final.

Konkretisht, fituesi i raundit të parë do të marrë afërsisht 79,000 euro, fituesi i raundit të dytë më shumë se 120 mijë euro, e me radhë deri tek fituesi i turneut, do të ketë një rritje prej 10%. Ndërsa fituesi i australian Open 2025 do të marrë diçka më shumë se 2.100.000 euro.

Sipas lajmeve që vijnë nga drejtuesit më të lartë të tenisit botëror, rritje të çmimeve për pjesëmarrësit do të ketë edhe në tre grand Slemet e tjera për vitin 2025, Roland Garro, US Open dhe Ëimbledon.