RTSH Sport Live

Botërori i skive në Slloveni/ Colturi e dyta në disiplinën e Sllallomit Gjigant

  • 04/01/2025
  • |
  • Sporte të tjera
Botërori i skive në Slloveni/ Colturi e dyta në disiplinën e Sllallomit Gjigant

Lara Colturi nuk ndalet pasi ka shkëlqyer në Botërorin e skive duke arritur nje tjetër rezultat fantastik.

18 vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë duke u ngjitur për herë të parë në pod në disiplinën e Sllallomit Gjigant.

Colturi kishte bërë të njëjtën gjë edhe në nëntor, duke u renditur e dyta në garën e Austrisë, në disiplinën e Slallomit.

Colturi është vajza e skiatores së njohur italiane Daniela çekarelli, e cila u shpall kampione olimpike në disiplinën “super-G” në Sollt Lejk Siti në 2002. Colturi stërvitet nga trajneri italian, Andrea Vianello, i cili është bashkëshorti i skitores së njohur spanjolle Karolina Ruiz.